Moti sot në Shqipëri

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu dhe rrebeshe

28

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qendra me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në detin Adriatik e cila po mban në territorin e Shqipërisë mot të paqëndrueshëm.

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu dhe rrebeshe.

Era do të jetë me intensitet me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0- 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

MÖBEL THEMA

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 8/17°C

Zonat e ulëta 13/21°C

Zonat bregdetare 14/21°C

Comments