MPB pranon makinat e siguruara nga donacioni i Çekisë

78

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka pranuar 13 makina të tipit “Shkoda”, shkruan Alsat. Pranim-dorëzimi është realizuar mes ministri të Brendshëm Oliver Spasovski dhe zv/ministrit çek për Punë të Brendshme, Jirzhi Novaçek. Nga MPB njoftojnë se automjetet janë prokuruar përmes një procedure të prokurimit publik, me fonde të caktuara, donacion nga Republika Çeke.

Moebel THEMA

“Për repartin për krim të organizuar serioz janë furnizuar tetë makina “Shkoda Octavia” (dizel), dhe pesë makina “Shkoda Scala” (benzin), të gjitha me motor Euro 6, me 115 kuaj fuqi dhe shpenzime më pas se 4 litra në 100 kilometra dhe me pajisje shtesë, që japin siguri për zyrtarët që do të shfrytëzojnë të njëjtat”, thonë nga MPB.

Comments