Muhaxheri: Ka humbur besimi në VV-në, nëse s’ka marrëveshje deri javën tjetër, tërhiqemi nga negociatat

91

Nënkryetari i LDK-së Gazmend Muhaxheri tha se është humbur besimi ndaj VV’së për shkak te veprimeve të tyre të njëanshme.

MÖBEL THEMA

“Është hupë besimi, duke i parë ato veprime të tyre të njëanshëm, por prapë themi se ne vetëm VV-në e kemi opsion. Na nuk kërkojmë me shkarku Konjufcën por me reflektu. Neve na kanë votuar votuesit për qëndrueshmërinë që e ka LDK”, tha Muhaxheri

Muhaxheri ka shtuar gjithashtu se nëse deri javën tjetër nuk ka marrëveshje, LDK do të tërhiqet nga negociatat.

“Nga java tjetër, nëse nuk ka marrëveshje, Vetëvendosje është e lirë të gjejë partnerë të tjerë për koalicion”, tha Muhaxheri në Dukagjin.

Madje ai theksoi se Kurti e ka obligim kushtetues të ndërtojë qeverinë pasi është mandatar e jo vetëm kandidat për kryeministër.

Sipas Muhaxherit ka humbur besimi nga veprimet e njëanshme dhe se sipas tij LDK dhe VV nuk kanë më entuziazëm si dikur.

I pari i Pejës shtoi se LDK nuk i mori votat në emër të ndonjë ndryshimi, por në emër të qëndrueshmërisë dhe konsistencës së saj si parti prej 30 vitesh.

“LDK është e vendosur që marrëveshja e tyre në adresë të VV-së është e fundit dhe se nuk pranojnë marrëveshje të tjera. Nuk ka opsion B tek LDK, ne nuk i kemi dhënë udhë opsionit B, tek ne mbetet një opsion vendit t’i jepet qeveria, qytetarët kanë kërku ndryshime. Të bëhet qeveri e shpresës dhe kthesës për të ndërtuar institucione dhe për të qenë partner besnik”, tha ai.

“Deri të dielën e kanë mundësinë për t’i dhënë vendit qeverinë. Nga e hëna tjetër ata mund të gjejnë opsione tjera. E kanë një javë kohë në mënyrë që të mos thonë LDK na bllokoi”, shtoi Muhaxheri.

Comments