Musliu: Politikanët kosovarë gënjejnë, nuk e kanë përmendur kurrë gjenocidin në bisedime

467

Gazetari dhe publicisti, Fahri Musliu i ka quajtur patriotizma folklorik deklaratat e disa politikanëve kosovarë rreth diskutimeve për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Sipas Musliut, krimet monstruoze të kryera në Kosovë ua ka përplasur në fytyrë zyrtarëve serbe, (që nga viti 1999) vetëm Natasha Kandiq”.

Gazetari Musliu thotë se politikanët kosovarë gënjejnë dhe se kurrë nuk e kanë përmendur fjalën “gjenocid” në bisedime.

Ky është postimi i plotë:

“Tahiri: Ua përplasa në fytyrë Vuçiqit e Daçiqit gjenocidin që kryen serbët

…..

Amoraliteti dhe rrenat e politikanëve kosovarë nuk kanë kufi. Kurrë nuk e keni përmendur fjalën “gjenocid” në bisedime se nuk e lejojnë ndërkombëtarët, Pyetni Borko Stefanoviqin çka flet për bisedat me ju në Bruksel, dhe si e keni kaluar kohën. (për këtë dëshmon më së miri edhe filmi i dy autoreve nga Holanda).

Krimet monstruoze të kryera në Kosovë ua ka përplasur në fytyrë zyrtarëve serbe, (që nga viti 1999) vetëm Natasha Kandiq.

Për proceset e montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve të kapur pengj gjatë luftës (rreth 2000) dhe masakrat mbi shqiptarët, kam botuar dy libra dokumentar: (shqip dhe serbisht): “Gjykimet e pengjeve” dhe “Masakrra e Suharekës”.

Mjaft më me rrena e patriotizëm foklorik.!!!” /Periskopi/.

Comments