Mustafa flet pas takimit me Ramën, tregon për çka biseduan

58

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur pas takimit që pati me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

MÖBEL THEMA

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se me Ramën kanë biseduar për shumë tema aktuale.

Mustafa po ashtu ka thënë se ardhja e kryeministrit Rama në Prapashticë ku edhe po qëndron Mustafa momentalisht është nder i veçantë për të dhe familjen e tij.

Postimi i plotë:

Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time. IM /Lajmi.net/ 

Comments