Mustafa, pas takimit me Lajçakun: Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstuktiv

79

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se për këtë parti është e rëndësishme që Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstruktiv me Serbinë.

Ai ka thënë se orientimi i LDK-së mbetet ruajta dhe kultivimi i partneritetit me aleatët perëndimor

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Këto deklarata Mustafa i ka bërë pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Kryetari Mustafa e falënderoi z. Lajçak për bashkëpunimin dhe e njoftoi rreth qëndrimit të LDK-së për procesin e dialogut me Serbinë. Për LDK-në është shumë e rëndësishme që Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstruktiv, që do sillte njohje reciproke dhe që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm”, thuhet përmes një njoftimi për media të LDK-së.

Lajçak sot u takua edhe me presidenten në detyrë, Vjosa Osmanin, kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin si dhe kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Comments