Myslimanes iu ndalua hyrja në klubin e natës pasi refuzoi ta hiqte mbulesën

119

Një grua myslimane thotë se është ndjerë e poshtëruar dhe e cënuar pasi u refuzua të hynte në një klub nate vetëm për shkak të mbulesës hijab.

Soaliha Iqbal ishte në radhë me miqtë jashtë një vendi në Sidnei të Australisë, kur një anëtar i stafit në hyrje të hotelit, i kërkoi asaj që të hiqte mbulesën.

”Bisedoja dhe qeshja me shoqërinë time në linjë, unë ndërpreva bisedën për të dorëzuar ID-në time por ai (sigurimi) nuk e kërkoi ose e mori fare”.

MÖBEL THEMA

”Përkundrazi, ai u drejtua drejt mbulesës sime dhe tha “Hiqeni atë!”,shkroi ajo në faqen e blogun e saj.

21-vjeçarja thotë se ishte e tronditur pas kërkesës së tillë dhe tha se nuk mund të mblidhte fjalët për t’u përgjigjur dhe ndjehej e diskriminuar.

Policia që ishte në zonë duhej të ndërhynte pasi argumenti midis zonjës Iqbal dhe stafit të derës u bë më i nxehtë, pasi roja quhej racist.

Comments