Nagavci reagon për përgjimet ku dëgjohet duke folur për Vjosa Osmanin

78

Arbërie Nagavci ka reaguar për përgjimet e publikuara sot më herët gjatë ditës, ku ajo dëgjohet teksa flet për Vjosa Osmanin dhe votat që mund t’i marrë ajo.

Nagavci me anë të një postimi në Facebook ka thënë se bisedën e ka bërë me një gazetar, dhe e njëjta ka qenë krejt e hapur, shkruan lajmi.net.

Ajo ka shtuar se intervista është bërë në verën e vitit të kaluar.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Postimi i plotë:

Gazeta Express dhe Indeksonline paskan publikuar si përgjim një bisedë normale mes meje dhe një gazetari që ka qenë krejt e hapur. Aty edhe kamera edhe mikrofonat kanë qenë lëshuar, e nuk ka kurrfarë përgjimi apo skandali. Në anën tjetër, kjo intervistë është bërë para shumë kohësh, diku në verën e vitit të kaluar, kur vërtet nuk dihej se cilët ishin deputetët që mbështesnin Vjosën.

Portalet e regjimit të vjetër janë shqetësuar me humbjen që do ta pësojnë padronët e tyre andaj në panik e sipër bisedat me zë e me figurë duan t’i shesin si përgjime. Por është e kotë.

Me Vjosën kishim bashkëpunim të shkëlqyer, korrekt e profesional dhe bashkë do jemi edhe në fitoret e reja. /Lajmi.net/

Comments