NASA paralajmëron ndryshime klimatike

123

Toka po bllokon gati dy herë më shumë nxehtësi sesa bëri në vitin 2005, dhe kjo në një studim është përshkruar si një rritje e paprecedent mes krizës së klimës.

Shkencëtarët nga NASA, dhe nga Administrata Kombëtare e Oqeanisë dhe Atmosferës (NOAA), raportuan në një studim të ri se çekuilibri energjetik i Tokës, afërsisht u dyfishua nga viti 2005 deri në vitin 2019, dhe kjo rritje u përshkrua si alarmante.

Çekuilibri i energjisë i referohet ndryshimit midis asaj se sa energjia rrezatuese e Diellit absorbohet nga atmosfera dhe sipërfaqja e Tokës, krahasuar me sa rrezatim infra të kuq termik kthehet në hapësirë.

“Një çekuilibër pozitiv i energjisë do të thotë që sistemi i Tokës po fiton energji, duke bërë që planeti të nxehet”, tha NASA në një deklaratë në lidhje me këtë studim.

Shkencëtarët përcaktuan se kishte një çekuilibër të energjisë, duke krahasuar të dhëna nga censorët satelitorë, të cilët ndjekin sesa energji hynë dhe del nga sistemi i Tokës me të dhënat nga notat e oqeanit.

Ky sistem i notave për mbledhjen e të dhënave, i cili shtrihet në të gjithë globin, lejon një vlerësim të saktë të shpejtësisë me të cilën oqeanet e botës po nxehen.

Për shkak se rreth 90% e energjisë së tepërt nga një çekuilibër fryn në oqean, të dhënat e censorëve satelitorë duhet të korrespondojnë me ndryshimet e temperaturës në oqeane.

Moebel THEMA

“Të dy mënyrat shumë të pavarura për të parë ndryshimet në çekuilibrin energjetik të Tokës janë në të vërtetë një marrëveshje shumë e mirë, dhe të dyja po tregojnë këtë prirje shumë të madhe, e cila na jep shumë besim se ajo që po shohim është një fenomen i vërtetë dhe jo vetëm një artefakt instrumental”, tha Norman Loeb, autori kryesor i studimit dhe një studiues i NASA-s.

Rrjedhjet në emetimet e gazrave serë mbajnë nxehtësinë në atmosferën e Tokës, duke bllokuar rrezatimin që përndryshe do të lëvizte në hapësirë. Sipas NASA-s kjo ngrohje nxit ndryshime të tjera, përfshirë shkrirjen e akullit dhe të borës. Një rritje në avujt e ujit dhe ndryshimet në re, mund të përkeqësojnë më tej këtë ngrohje.

Studimi zbuloi se ky dyfishim është rezultat, pjesërisht nga një rritje e gazrave serë dhe avujve të ujit, si dhe ulje të reve dhe të akullit.

Studiuesit gjithashtu thanë se një zhvendosje që ndodh natyrshëm në Oqeanin Paqësor nga një fazë e ftohtë në një të ngrohtë ndoshta kishte një rol të rëndësishëm në amplifikimin e këtij çekuilibri energjetik.

“Është e mundshme një përzierje e forcës antropogjene dhe ndryshueshmërisë së brendshme, kështu gjatë kësaj periudhe ata të dy po shkaktojnë ngrohje, e cila çon në një ndryshim mjaft të madh në çekuilibrin e energjisë së Tokës”, tha Loeb.

Loeb shtoi se ky hulumtim ofron vetëm një vështrim të shkurtër në lidhje me ndryshimin afatgjatë të klimës, dhe, sipas NASA-s, nuk është e mundur të parashikohet me ndonjë siguri se si mund të duken dekadat e ardhshme për bilancin e buxhetit të energjisë së Tokës.

Studimi përcaktoi që nëse nuk ngadalësohet shkalla e marrjes së nxehtësisë, duhet të priten zhvendosje më të mëdha në klimë.

Comments