Naser Ramadani thotë se të gjitha viktimat e COVID-19 po raportohen

642

Gjatë ditëve të fundit pati raportime të ndryshme për mos raportimin e numrit të të gjitha viktimave si pasojë e COVID-19 në vend.

Lidhur me këtë Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka deklaruar se që nga fillimi i pandemisë janë raportuar për 24 orë dhe raportimi bëhet për periudhën prej orës 00:00, deri në 11:59.

“Duhet ta dini se prej fillimit të pandemisë ne kemi raportuar komunikatën për 24 orë, 24 orëshi nënkupton prej orës 00:00 deri në orën 11:59 të ditës. Nëse një rast nuk është raportuar atë ditë, dijeni se është raportuar të nesërmen”, ka shtuar ai.

Kurse kryeministri i vendit, Albin Kurti pas vizitës në IKSHPK u bëri thirrje qytetarëve për vaksinim sa më të madh duke theksuar se vetëm vaksinimi e zvogëlon mundësinë e shpërndarjes së virusit për 20 herë./Lajmi.net/

Comments