Nasim Haradinaj eskalon dhe shanë me nënë Parim Ollurin: Më bëni nder sa herë ma merrni në g***

735

Nënkryetari i OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj, është lëshuar në fjalë ofenduese ndaj gazetarit Parim Olluri, duke e sharë madje edhe me nënë.

Krejt kjo ka ardhur pasi Olluri, përmes ironisë, e ka thumbuar Nasim Haradinaj për ndonjë aderim të mundshëm në ndonjë parti politike, shkruan Reporteri.net.

Por, kjo gjë nuk i ka pëlqyer Haradinaj, i cili e ka ofenduar Ollurin duke i thënë se “më bëni nder sa herë ma merrni në gojë”.

“Parim Olluri, Ju përsonalisht më bëni nder sa herë ma merrni në gojë! E dyta, më bën nder edhe ajo refuzimi i Listës Serbe, sepse nuk mund të jem aty ku ti je vet personalisht dhe me siguri ti qenke ai që ma paske pengue “aderimin” aty!”, ka shkruar Haradinaj.

MÖBEL THEMA

Nasim Haradinaj nuk u ndal me kaq, dhe nisi ta shajë me nënë gazetarin Parim Olluri.

“Po shpresoj dhe po pres që, kur të ju aderon nëna juaj do ma lehtësoj futjën në listë dhe do më merr edhe pse e di qe e ka listën e gjatë!? Kjo e imja është krejt pernjimënd!”, ka shtuar i njohuri për deklarata të rënda.

Sidoqoftë, Haradinaj dhe Olluri kanë një histori përplasjesh, pasi ka pasur disa raste kur janë konfrontuar nëpër rrjete sociale./Reporteri.net.

Comments