Ndërpritet seanca, shefat e Grupeve parlamentare në takim me Veselin

308

Në mungesë të marrjes së vendimeve dhe në mungesë të kuorumit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ndërpreu seancën.

Veseli thirri në takim të menjëhershëm shefat e Grupeve parlamentare për t’u konsultuar lidhur me rrethanat e krijuara në Kuvend.

Ndryshe, LDK dhe Vetëvendosje kanë braktisur punimet e seancës, me arsyetimet se Kuvendi nuk po është në gjendje të marr vendime.

Comments