Ndërron jetë një shqiptarë në burgun e Idrizovës

346

Shkupjani Xhengis Xhemaili 54 vjeçar, i cili ishte dënuar me 13 vjet heqje lirie, për vrasje, ka ndërruar jetë sot nga një atak në zemër në burgun e Idrizovës. I burgosuri ka vdekur derisa ka qenë duke shfrytëzuar kohën e shëtitjes.

Ai edhe më herët ishte ankuar për problemet me zemrën, mirëpo nuk kishte marrë trajtimin e duhur.

MÖBEL THEMA

Ai u dënuar për vrasjen e Amel Zverotiç, që e kishte qëlluar në afërsi të liqenit Treska në vitin 2006, për një borxh prej 100.000 eurove, që i kishte mbetur Xhengisit.

Xhengis fillimisht ishte dënuar në mungesë me 20 vjet heqje lirie, mirëpo pas arrestimit para disa viteve, u gjykua përsëri. Atëherë i u shqiptuan 13 vjet burg, ndërsa dënimi i ishte konfirmuar para disa ditëve nga gjykata Administrative, me çka nga burgu i Shutkës është dërguar për në Idrizovë.
Comments