Ndodh edhe kjo: Holanda lë qytetarët të infektohen me koronavirus që ta forcojnë imunitetin

290

Si shumë liderë të tjerë botërorë, kryeministri holandez Mark Rutte tash i është vënë punës për të qetësuar qytetarit e vendit të tij nga frika e koronavirusit. Por, ai është po ashtu pragmatik.

Javën e kaluar pas një konference për Covid-19, ai tha “Realiteti është se në periudhën që vjen një pjesë e madhe e popullsisë do të infektohet me virus.”

MÖBEL THEMA

Kjo ishte arsyeja pse holandezët po e provojnë një strategji të ndryshme për të mbrojtur njerëzit në rrezik: ata po provojnë që ta arrijnë të ashtu-quajturin “imunitetet tufe” (herd immunity), term për atë që ndodh kur mjaftueshëm njerëz i mbijetojnë sëmundjes dhe me efektshmëri e ngadalësojnë shpërndarjen e saj, shkruan Vice.

“Derisa presim për vaksinë e ilaçe (kundër koronavirusit), mund ta ndalojmë virusin duke e shpërndarë dhe në të njëjtën kohë duke ndërtuar imunitetin e turfës në një mënyrë të kontrolluar,” tha z.Rutte.

Ky term ishte përdorur edhe nga kryeministri britanik Boris Johnson, por i cili megjithatë së fund ika marrë masa kufituese si shumë qeveri të tjera të botës.

Comments