Në aeroplanin e rrëzuar në Afganistan ndodheshin 83 persona

259

Zyrtarët afganë kanë thënë se një aeroplan me rreth 83 persona është rrëzuar në provincën Ghazni.

Guvernatori rajonal, Wahidullah Kalimzai, tha se aeroplani i rrëzuar ishte në pronësi të kompanisë shtetërore, Ariana Airlines, dhe se në të ndodheshin rreth 83 njerëz, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

MÖBEL THEMA

Megjithatë, kjo kompani mohoi se ndonjëri nga aeroplanët e saj është përfshirë në aksident. “Ka ndodhur një aksident, por ai aeroplan nuk është  i kompanisë Ariana. Dy fluturimet tona, nga Herati në Kabul dhe nga Herati në Neë Delhi, janë të sigurta”, tha shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Mirwais Mirzakwal.

Sipas zëdhënësit të guvernatorit, Aref Nouri, aksidenti besohet të ketë ndodhur rreth orës 13 e 10 minuta sipas kohës lokale. Nuk dihet ende shkaktari i aksidentit.

Ai tha se autoritetet janë duke u përpjekur të shkojnë në vendin e rrëzimit të aeroplanit, por se forcat afgane nuk kanë qasje në zonën e skajshme, e cila besohet se ndodhet nën kontrollin e talibanëve.

Comments