Në banesën e djegur në Prishtinë jetonte një i ri në kushte të rënda, s’kishte rrymë qe tre muaj

65

Një banesë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë gjatë ditës së sotme është përfshirë nga zjarri.

Policia ka konfirmuar rastin duke thënë se si pasojë e këtij zjarri, në total 11 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

MÖBEL THEMA

Ndërkohë që ende nuk janë konfirmuar shkaqet e zjarrit, dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes kanë dhënë detaje për arsyet e mundshme që mund të kenë çuar deri te kjo tragjedi.

Një nga dëshmitarët ka thënë se ka qenë jashtë lokalit të tij kur familjarët e kanë thirrur për flakën që kishte shpërthyer në një banesë aty. Sipas këtij dëshmitari zjarri kishte shpërthyer në banesën e një të riu i cili jeton në kushte të rënda.

Sipas këtij dëshmitari, ky i ri nuk i ka kushtet elementare për jetë, madje në banesën e tij thotë se nuk ka as rrymë qe tre muaj dhe ai shfrytëzon qirinjtë. Ky sipas këtij qytetari mund të jetë shkaku i zjarrit.“Isha jashtë lokalit. Më ka thirrë Lorika dhe më ka thanë o Afirm hajde se u kall Enisi. Në atë moment i kemi qitë jashtë ish kanë komplet dhoma tu kallë. Enisi është pronari i ndërtesës. Ai është rast social. Nuk e di si ka ndodhë, a ke qenë me qiri apo si, rrymë nuk ka pasë në banesë. Është lëndu Enisi dhe dy vajza. Ai djali banon vetë. Jeton në kushte të vështira. Rrymë nuk ka pasë. Ai ka qenë në gjendje jo të mirë. Unë e kam qitë jashtë. Poshtë ndihma e parë është vonuar dhjetë minuta derisa ka ardhë”, rrëfen ai

Comments