Në kanal dhe i mbuluar në gjak! 34 vjeçari shqiptar dyshohet të jetë vrarë për hakmarrje

197

5 viktima në 24 orë. Ky është bilanci i vrasjeve në Shqipëri, të cilës i është shtuar këtë pasdite dhe një tjetër viktimë, një 34 veçar i identifikuar si Eri Zefi.

I riu është gjetur i hedhur në një kanal në fshatin Zallë Xhuxhë të Fanit, në Mirditë. 34 vjeçari kishte një sërë plagësh në trup, të shkaktuara nga plumbat e një arme zjarri. Trupin e tij të mbuluar në gjak dhe të hedhur në kanal, e kanë parë banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar më tutje policinë.

PISTA KRYESORE E HETIMIT:

MÖBEL THEMA

Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e hakmarrjes, pasi rezulton se Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit, i cili në shkurt të këtij viti vrau me breshëri kallashi komshiun e tij në Durrës.

5 TË VDEKUR NË 24 ORË

Kujtojmë se 34 vjeçari është personi i 5-të i vdekur në dy ditët e fundit. Ditën e djeshme një krim i trefishtë ndodhi në Klos, aty ku Sali Dakuci qëlloi për vdekje të vëllain dhe nipin e më pas i mori jetën vetes. Ndërsa më herët në Fier, u ekzekutua me armë Besnik Hida./Express

Comments