Në Kosovë janë kthyer mbi 40.000 qytetarë që ikën vite më parë në Perëndim

137

Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Valon Krasniqi, ka folur për fluksin e qytetarëve të Kosovës, të cilët më 2014 dhe 2015 ia mësynë shteteve evropiane.

“Në vitin 2014 dhe 2015, si ju kujtohet, e kemi pasur një fluks të qytetarëve të Kosovës, që migruan në mënyrë jo të rregullt në vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian dhe që 2015-ta ai fluks është ndërprerë, derisa pat filluar riatdhesim masiv i tyre, kryesisht nga Gjermania”, ka thënë ai në KTV.

MÖBEL THEMA

Krasniqi ka thënë se që nga ajo kohë, mbi 40.000 qytetarë të Kosovës, që kanë shkuar në shtetet evropiane, kryesisht në Gjermani, janë riatdhesuar.

“Janë riatdhesuar mbi 40.000 qytetarë të Kosovës. Rreth 90 për qind e tyre kanë qenë nga Gjermania, sepse Gjermania ishte shteti ku më së shumti kosovarë kanë kërkuar azil ”, ka thënë ai.
Që nga 2015-ta, ka rënë dukshëm numri i qytetarëve të Kosovës që kërkojnë azil jashtë, ka deklaruar Krasniqi.

Comments