Në Merdare tani pagesat e policave të sigurimit bëhen online

33

Në përpjekjet për të eliminuar pritjet në kalimet kufitare për pjesëtarët e diasporës, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike do të lansojnë softuerin për pagesën online të policave të sigurimit.

Ky projekt sipas Ministrisë po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe Byronë Kosovare të Sigurimeve, do të lansojnë softuerin për pagesën online të policave të sigurimit, njofton Klan Kosova.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: Kryeministri / Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, z. Dardan Gashi, Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, Drejtori i Policisë Kufitare, Shaban Guda dhe drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli.

Lansimi i softuerit do bëhet tek pikë kalimi kufitar “Merdare” në mesditën e kësaj të mërkure, njofton Klan Kosova.

Comments