Në njëvjetorin e shuarjes së shokut dhe mikut tonë, gazetarit dhe veprimtarit Muharem Idrizi (Shkaba) nga Tetova

65

Abdulla Mehmeti

Një vit më parë, në moshën 73 vjeçare u shua papritmas Muharem Idrizi, gazetari dhe veprimtari i dalluar nga Tetova, njëri nga gazetarët e mëhershëm të Radiotelevizionit të Prishtinës.

Punën e tij e nisi në arsim. Një kohë ishte drejtor i Shkollës fillore në Shipkovicë të Tetovës, më vonë për shkak të represionit dhe përndjekjeve politike nga ish regjimi komunist jugosllav në Maqedoni u detyruar të largohet në Prishtinë, ku një kohë të gjatë punoi në Radiotelevizionin e Prishtinës, deri në mbylljen e tij me masat e dhunshme të regjimit okupator serb.

MÖBEL THEMA

Pas vitit 1990 një kohë të gjatë ka qenë redaktor në TV Art, në Tetovë, ndërsa pak kohë para pensionimit punoi edhe në Komunën e Tetovës.

Muharem Idrizi ka qenë njëri nga themeluesit e forumit Forcat e Bashkuara Kombëtare, me seli në Tetovë, ndërsa një kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë përmes TV Art – Tetovë me xhirimin dhe dokumentimin e ngjarjeve më të rëndësishme për themelimin e Universitetit të Tetovës.

Do ta përkujtojmë gjithmonë njeriun me zemër të madhe, shokun dhe mikun tonë të paharruar, Muharem Idrizi!

(10 tetor 2019)

Comments