“Në parlament s’do flas kodra pas bregut”, Luljeta Bozdo për 25 prillin: Pranova të kandidoj sepse …

66

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Luljeta Bozdo është shprehur mbrëmjen e sotme se ka pranuar të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme sepse e ndiente si një detyrim për qytetarët pas tërmetit të 26 nëntorit.

Duke folur në një intervistë në “News 24”, Bozdo deklaroi se ajo nuk do të flasë kodra pas bregur në parlament, duke shtuar se do të fokusohet te problemet e njerëzve.

Thashë po. Në fakt erdhi njëçik si i papritur. Nuk ishte, s’më kishte shkuar në mendje të isha kandidate në Kuvend. E dyta edhe njëçik papritur, kisha një si detyrim qytetar pas tërmetit, kam pasur një detyrim dhe falenderim nga shumë njerëz që më uronin jo vetëm falenderimin për qetësinë gjatë tërmetit, uronin të kenë njerëz si ju që të na drejtojnë. Është dëshirë e gjerë e njerëzve që s’i njoh, dhe vlerësimi shumë i madh.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

E pranova me njëfarë hezitimi, s’jam pranuar me këto gjëra.
Mendoj se je ta do vazhdojë me të njëjtin ritëm. Do jeni disa detyra të reja, unë punoj gjithë jetën. S’kam bërë ndonjëherë jetë parlamentare, s’më tremb. Do jetë angazhimi dhe përgjegjësia më e madhe. Në parlament s’do flasësh kodra pas bregut. Por për një grup të gjerë, probleme të njerëzve.
Të shikoj cilat janë drejtimet në të cilët do zhvillohet vendi, se ajo është detyra e qeverisë. Themi për zhvillim brenda mandatit dhe njëçik më larg.

Të hartohen ato ligjet që jerëzit të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Nga librat nuk heq dorë. Po shkruaj një libër teknik. Kam vite që e mendoj, kam mbledhur shumë materiale. Unë jam si miu i bibliotekës, se studioj gjithë ditën. Mendoj se do jetë një ndihmë e mirë për inxhinierët e ndërtimit .Pandemia më ka munguar njëçik se s’mund të shkoj në insitutcionet që mund të marr këto. Jemi të kufizuar. Jo vrap jo.

Jam prerë, një njeri që punon gjithë ditën, gjithë kohën. Me shumë ndershmëri, shumë dashuri. Leku për mua është i fundit.”- tha Bozo.

(E.H/Faxweb.al)

Comments