Në prag të festave/ Pendarovski takon krerët fetarë

40

Muaji i Ramazanit dhe festat e ardhshme të Pashkëve dhe kushtet, në të cilat për shkak të pandemisë me Kovid-19 edhe këtë vit do të jetë i domosdoshëm kujdes i besimtarëve gjatë festimit në objektet fetare në shtet, ishin temë e takimit të sotëm të presidentit Stevo Pendarovski me liderët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare.

Presidenti Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, në takimin e përmendi rëndësinë e rolit të krerëve të bashkësive fetare, si në kultivimin e bashkëjetesës, që është parakusht i rëndësishëm për prosperitet dhe për përparimin e shtetit, ashtu edhe për rëndësinë e veprimeve të tyre gjatë kohës së pandemisë me Kovid-19.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Krerët dhe përfaqësuesit e bashkësve fetare, megjithatë, u dërguan apel besimtarëve për sjellje të kujdesshme dhe me përgjegjësi, respektim serioz dhe të pakushtëzuar të masave dhe rekomandimeve nga autoritetet shëndetësore, që ta mbrojnë vetveten dhe ata që do të vendosin t’i vizitojnë tempujt me rastin e festave, si dhe për domosdoshmërinë për vaksinim të qytetarëve.

Në takimin morën pjesë kryetari i Bashkësisë fetare islame, reis-ul-ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, kreu i Kishës ortodokse maqedonase, z.z. Stefani, Ipeskvi i Shkupit dhe eparku iShkupit dhe Strumicës, Kiro Stojanov, superintendent i Kishës evangeliste-metodiste, Marjan Dimov, si dhe Darijan Sotirovski, drejtor i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze.

Presidenti Pendarovski u bëri thirrje të gjithë qytetarëve në sjellje me përgjegjësi dhe të ndërgjegjshme gjatë festimit të festave të ardhsme fetare, me ç’rast në takimin u riafirmua qëndrimi se bashkëjetesa dhe respektimi i dallimeve janë vlera themelore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Comments