Në prag të festës së Pavarësisë, presidenti Thaçi i gëzohet suksesit të Duas në “Grammy”

41

Lumi - Fahrschule

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i është gëzuar suksesit të Dua Lipës në ‘Grammy Awards’ në prag të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter, presidenti Thaçi e ka uruar këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, me rastin e suksesit që ka arritur në ‘Grammy Awards’, shkruan lajmi.net.

“Urime të sinqerta për Dua Lipën për dy çmimet e saja Grammy. Derisa po e festojmë 11 vjetorin e Pavarësisë dhe 20 vjetorin e çlirimit, Dua na bëri neve të gjithëve – dhe gjithë botën – që t’i gëzohemi forcës, talentit dhe rimëkëmbjes së femrave të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

MÖBEL THEMA

Dua Lipa është bërë artistja e parë shqiptare që fiton çmim “Grammy”. Këngëtarja ka fituar në kategorinë “Kënga më e mirë në zhanrin dance”, në të cilën ka garuar me këngën “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplon.

E nominuar për çmime ishte edhe Bebe Rexha mirëpo ajo nuk arriti të triumfonte./Lajmi.net/

Comments