Në Shkup mbaroi Turneu tradicional memorial “Teli, Arbeni, Ademi, Abazi, Pajtimi, Ndriçimi, Hajredini”

86

Turneu tradicional memorial “Teli, Arbeni, Ademi, Abazi, Pajtimi, Ndriçimi, Hajredini”, sot zhvilloi dy ndeshjet e fundit, finalen dhe ndeshjen për vendin e tretë, transmeton Portalb.mk.

Në ndeshjen për vendin e tretë garuan ekipi “Fontana” dhe ekipi “Dëshmori Imri Elezi”. Pjesa e parë e takimit u përmbyll me rezultat 2-2.

Në pjesën e dytë, ekipi “Fontana” ndryshoi rezultatin në 3-2, por pas këtij goli pranoi 5 gola të tjerë. Ekipi “Dëshmori Imri Elezi” me rezultat 7-3 siguroi vendin e tretë në turnir.

MÖBEL THEMA

Në finalen ndërmjet ekipit “IsoProm” dhe “CasaMilano” u shënuan gjithsej 5 gola.

Sapo filloi ndeshja, për dy minuta, ekipi “IsoProm” shënoi dy gola, ndërsa ekipi “CasaMilano” arriti të shënojë menjëherë pas një minuti një gol, për të ngushtuar  diferencën në 2-1.

Kah fundi i pjesës së parë, ekipi “CasaMilano” arriti të barazojë rezultatin në 2-2, dhe e përfundoi pjesën e parë me një shtyllë. Pikërisht me shtyllë e filloi edhe pjesën e dytë të takimit.

Por, në fillim të pjesës së dytë, ekipi “IsoProm” arriti të shënojë një gol, gol i cili i siguroi vendin e parë në këtë edicion.

 

Comments