Në Speciale shfaqen foto të “Calit” në uniformë të UÇK-së, prokurori përmend njësitin “Skifteri”

97

Prokurori i Speciales, Cezary Mihailzcuk në gjykimin kundër Salih Mustafës ka thënë se dëshmitarët do të dëshmojnë për lëndimet e pretenduara, keqtrajtimet e traumat psikike.

Moebel THEMA

Sipas tij, në gjykim do të dëgjohen dëshmitë edhe për një person që sipas prokurorisë u vra në qendrën e ndalimit në Zllash, shkruan lajmi.net.

Njësiti që përmendet ku bënte pjese Mustafa, sipas prokurorit quhej “BIA” me emrin e koduar “Skifteri”.

“Ata do të ulen në karrigen e dëshmitarit dhe do të ulen të dëshmojnë për lëndimet, keqtrajtimet, traumat psikike. Do të dëgjoni dëshminë për një viktimë që nuk mbijetoi dhe u vra nga ata që i ndalonin. Salih Mustafa vet mori pjesë në keqtrajtime dhe rrahje. Njësiti “BIA” ishte përgjegjës për qendrën e ndalimin në Zllash, teksa i akuzuari ishte përgjegjës. “BIA” menaxhonte me Prishtinën, Fushë Kosovën dhe Obiliqin. Kishte prani edhe në Butovc, Rimanishtë dhe Zllash në zonën e Gollakut. Emri i koduar i këtij njësiti ishte “Skifteri” i cili përdorej në radio-lidhje”, ka thënë prokurori Cezary Mihalcuk.

Sipas prokurorit,  Mustafa në konflikt mbante një beretë të kuqe, dhe kjo siç thotë ai do të dëshmohet edhe në vazhdim.

“Dëshmitari do të dëshmojë se ata që e ndaluan kishin një mbishkrim “skifter” që përputhet me këtë diaspozitiv. Bereta e kuqe ishte dicka që e mbante vetëm i akuzuari. Ju do të mësoni se të paktën një dëshmitarë, pa të akuzuarin me beretë të kuqe”, thotë prokurori. /Lajmi.net/

    

Comments