Në studio të Top Channel profesori i thotë Mustafa Nanos “unë ty të vras”

167

Profesori Bujar Kapexhiu në studio të Top Channel i ka thënë Mustafa Nanos “unë ty të vras”.

Deklarata e profesorit erdhi gjatë një debati të ashpër në studiu ku po diskutohet për zhvillimet e fundit në Francë, ku një person mbeti i vrarë në mënyrë makabre (me prerje koke) për shkak se u ligjëroi nxënësve lidhur me lirinë e shprehjes, e aty përmendi edhe karikaturat e “Charlie Helbo”.

“Unë nuk e kuptoj fyerjen e tyre sepse një gjë e tillë po ndodh prej shekujsh sa herë po flitet për profetët e tyre”, thotë në vazhdim Nano.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Ka njerëz që fyhen, punë e madhe kjo”, shtoi ai.

“Dikush mund të fyhet sepse dëgjon ezanin pesë herë në ditë. Po le të fyhet. Ne respektojmë myslimanët sepse i kanë të drejtat tyre. Liria e shprehjes është e panegociueshme në demokraci”.

Tutje në debat u diskutua edhe për qasjen e liderëve Trump dhe Macron lidhur me çështjen e pikturave.

Comments