Në vendin ku u plagos menaxheri i “On Records”, policia gjeti edhe lëndë narkotike

106

Gjatë ditës së djeshmje, pas të shtënave me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë, mbeti i plagosur Met Elshani.

MÖBEL THEMA

Policia e Kosovës bëri të ditur se Elshani është dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këtë rast, Policia konfirmon se ka arrestuar tre persona si të dyshuar për të shtënat me armë zjari, me ç’rast u plagos Met Elshani.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe tri armë zjarri si dhe u gjetën substanca narkotike.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri të shkurtra për të cilat dyshohet se janë përdorur në rast, si dhe 35.1 gr substance narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit me urdhër te prokurorit të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje. /Lami.net/

Comments