Në Winterthur të Zvicrës janë promovuar disa titujsh librash nga shtëpia botuese ‘’ Semi- genimpeks Idriz Seferri’’

262

29.01.2020

MÖBEL THEMA

‘’NUK SHKOJ ASKUND’’ i autorit Rumena Bozhinovska, ‘’Ditët e fundit të Hansit’’ nga Mihajlo Sviderski ‘’Qeni me shikim të mërzitur’’ me autore Olivera Nikolova janë titujt e librave që janë propovuar në fund të Janarit në Winzerthur të Zvicrës nga shtëpia botuese ‘’ Semi- genimpeks Idriz Seferri’’.
Nën organizimin e kompanisë ‘’Albpress’’ janë promovuar edhe disa libra të tjerë pjesë e shtëpisë botuese ‘’ Semi- genimpeks Idriz Seferi’’ përfshirë libin me titull ‘’Pa kompromis’’ me autorin Sevim Ameti dhe ‘’Para Abetaren’’, të autores Mivedete Ameti. Në këtë organizim morën pjesë shume dashamirë të librit nga mërgata shqiptare. Interesim të madh kishte për ‘’Para Abetaren’’ po edhe për tituj e tjerë të ekspozuar në këtë organizim.
Më 28 janar është organizuar edhe një tribunë me temën ‘’Sa lexohet Libri’’, ku morën pjesë një numër intelektualësh nga mërgata dhe dashamirë të librit. Të pranishmit shprehën mirënjohje për organizimin, që ishte i pari i këtij lloji në këtë qytet. Nga aty u kërkua që Ministria e Diasporës dhe e Kulturës të angazhohen më shumë për mërgatën sa i përkët botimeve të reja në mënyrë që lexuesit në diaspor ti kënë më afër titujt e ri të librave.

Comments