Nëse e bojkotojnë 100 mijë qytetarë, regjistrimi në Maqedoni do të shpallet jo relevant

63

Enti Shtetëror për Statistika thekson se nëse të paktën 100.000 qytetarë do të bojkotojnë regjistrimin vitin e ardhshëm, rezultatet nuk mund të konsiderohen si relevante. Sipas dispozitave ligjore, të gjithë qytetarët që nuk pranojnë të merren në pyetje mund të gjobiten prej 200-400 euro për person.

Enti për Statistika ka hasur në probleme me softuerin në ditën e katërt të regjistrimit të testues të kryer në 13 komuna, përpara atij real që pritet të mbahet në vitin 2020.

MÖBEL THEMA

Zv. drejtori Zirab Ademi tha se këto pengesa do të hiqen në mënyrë që të mos përsëriten gjatë procesit të regjistrimit të vitit të ardhshëm. Të dhënat e deritanishme tregojnë se rreth 35 përqind e banorëve të cilët kanë emigruar nuk i kanë ndryshuar adresën e jetesës në dokumentet e tyre personale.

Në regjistrimin e popullsisë që do të mbahet në prill të vitit të ardhshëm, përveç banorëve rezidentë, qytetarët që jetojnë në diasporë mund të regjistrohen nga anëtarët e familjes ose personalisht me mjete elektronike.

Comments