Nesër nis vaksinimi i farmacistëve në Shqipëri

60

Ditën e nesërme do të fillon vaksinimi i farmacistëve në Shqipëri, duke filluar më parë me ata që punojnë në kryeqytet. Lajmin e ka bërë me dije Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.

Në postim, njoftohen të gjithë farmacistët e rajonit të Tiranës që janë të interesuar të plotësojnë një formular me të dhëna personale në mënyrë që të hartohen listat që do i dërgohen qendrave të vaksinimit.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Të nderuar kolegë, Ju njoftojmë se ditën e nesërme nis procesi i vaksinimit për farmacistët e Rajonit të Tiranës. Të gjithë farmacistët që janë të interesuar të vaksinohen, të plotësojnë formularin e mëposhtëm me të dhënat përkatëse, në mënyrë që të hartohen listat që do i dërgohen qendrave të vaksinimit”, thuhet në njoftim.

Aktualisht në Shqipëri po vazhdon vaksinimi i gazetarëve dhe uniformave blu dhe të moshuarit mbi 70-vjeç ndërsa të pritet të nisë vaksinimi edhe për punonjësit e hoteleve dhe ato në fasoneri.

Comments