New York Times me artikull për Kosovën: Në një vend dominuar nga ish-rebelë, gratë gjejnë fuqinë në kutitë e votimit

40

The New York Times, shkrimin e nis duke përshkruar mënyrën se si deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, i ka gjetur një grumbull vrimash në muret e kopshtit të saj, të shkaktuara nga plumbat e masakrës së zhvilluar dy dekada më parë, nga e cila ajo humbi 16 anëtarë të familjes.

“Unë ende mund të nuhas tokën e përzier me erën e gjakut” thotë Bogujevci.

Sipas gazetës amerikane, Bogujevci është simbol i guximit në Kosovë, e cila ka pasur një vendosmëri të nivelit të lartë për të dëshmuar kundër atyre që i vranë nënën e saj, gjyshen dhe dy vëllezërit, si dhe të afërm të tjerë të familjes.

Higgins, theks të veçantë i kushtoi edhe pjesës që 35-vjeçarja, ka qenë dhe mbetet pjesë e një grupi të vogël të grave që ndër vite kanë fituar ulëse në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Higgins, shprehet të jetë “i kënaqur” që më në fund në Kosovë gati 40% e numrit të përgjithshëm të deputetëve, janë gra.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Sipas tij, kjo rritje reflekton pakënaqësinë e qeverisjes së deri tanishme, korrupsionin, si dhe dominimin e veteranëve meshkuj të luftës, të cilët ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Këto gra të zgjedhura i kanë bindur votuesit se ato mund t’i rezistojnë Serbisë, e cila ka refuzuar të njohë Kosovën si një shtet të pavarur dhe gjithashtu të përballet me korrupsionin, kriminalitetin dhe qeverisjen e dobët që shkatërroi shpresat e mëdha që ndoqën fundin e sundimit serb” shkruhet më tej në artikull.

10 deputetet më të votuara në Kosovë10 deputetet më të votuara në Kosovë

Në këtë shkrim po ashtu vend zë edhe opinioni i aktivistes së grave, Nazlije Balës, e cila për Saranda Bogujevcin u shpreh:

“Bogujevci, është një emblemë e shpresave të Kosovës. Ajo është një e mbijetuar e fortë si guri. Ajo është e vërteta jonë. ”

Prestigjiozja, The New York Times, protagoniste të shkrimit e ka bërë edhe u.d Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Comments