Nga dielli në shi, ky është parashikimi i motit për sot

231

Ky është parashikimi i motit për sot nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe me intervale me diell.

Po ashtu, për sot parashikohet edhe riga të izoluara shiu dhe në territore të kufizuara të vendit.

MÖBEL THEMA

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius.

Shtypja atmosferike bashkë me temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje të lehta.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. /Lajmi.net/

Comments