Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

54

Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Shtatorja e Shkëlzen Haradinajt në Pejë. (Ora 10:00)

Hapet Panairi Ndërkombëtar EXPOKOS 2019. (Pallati i Rinisë në Prishtinë, ora 10:00)

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 302, ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan. (Ora 11:00) Kryeparlamentari Kadri Veseli, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të bëjnë përurimin e terrenit sportiv në Komunën e Kaçanikut. (Kaçanik, ora 11:00)

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Kuvendi i Kosovës, Salla 303, ora 11:00)

MÖBEL THEMA

Komisioni për Zhvillim Ekonomik dhe Infrastrukturë shqyrton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM për vitin 2018. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 13:00)

Mbahet takimi i Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Kuvendi i Kosovës, Salla: N 302, ora 13:00)

Komisioni për Legjislacion dhe Mandate, Imunitete shqyrton raportin vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsion për vitin 2018. (Kuvendi i Kosovës, Salla C 203, ora 13:00)

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, do të mbajë një konferencë për media. (Gjykata Themelore, Gjilan, Salla 306, ora 13:00)

Promovohet Shoqata Drejtësi për të gjithë (DPG), e cila është themeluar me iniciativë të Vasfije Krasniqi-Goodman. (Hotel “Sirius”, ora 16:30)

Organizohet seminari i edukimit special në Kosovë. (Hotel “Emerald”, ora 18:00). /Lajmi.net/

Comments