Nicholas Abbott: Ndaj pikëpamjet e njëjta me Lajçak dhe Kurtin që dialogu të jetë mirë i përgatitur dhe me parime

65

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka përshëndetur vizitën që i ka bërë Kosovës i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovën-Serbi nga BE-ja Miroslav Lajçak.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Abbott ka thënë se Mbretëria e Bashkuar i ndan pikëpamjet e njëjta të Lajçak dhe Albin Kurtit se është e rëndësishme që dialogu të jetë mirë i përgatitur, me parime dhe të koordinohet në mes të të BE-së dhe Amerikës.

“ Isha i kënaqur që pash që takimi i Miroslav Lajcak dhe diskutimet në Kosovë sa i përket dialogut Kosovë-Serbinë shkuan mirë. Mbretëria e Bashkuar ndan pikëpamjet e tij dhe të Albin Kurtit për atë se është e rëndësishme që dialogu të jetë i përgatitur mirë, me parime dhe të koordinohet në mes të BE-së dhe SHBA-së. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështes çdo marrëveshje që përkrahet nga populli i Kosovës dhe nga rajoni”, ka shkruar Abbott.

Comments