Nick Carter akuzohet për përdhunim

354

Ish-ylli i pop-it, Melissa Schuman pretendon në blogun e saj personal se Nick Carter e përdhunoi atë në vitin 2002. Ish ylli i “Backstreet
Boy” është njeriu i njëzetë në Hollivud, i cili akuzohet për abuzim seksual.

Schuman ishte lidhur me Carter nga menaxherja e saj e atëhershme, për të folur për një bashkëpunim të mundshëm.

Ajo kishte një të dashur në atë kohë, por pranoi një takim. Nick e ftoi atë dhe një mik në shtëpinë e tij në Santa Monica për të pasur një ‘mbrëmje të bukur’.

Sipas Melissas, banesa nuk kishte pothuajse asnjë mobilje brenda. Ata pinë diçka dhe Nick e pyeti atë nëse do të donte për të dëgjuar disa këngë që i kishte bërë.

Ajo thotë se këtu ndodhi më e keqja, përdhunimi.

Melissa ka shtuar se e ka njoftuar menaxheren e saj rreth incidentit, por ajo i tha asaj se ekipi ligjor i Carter ishte shumë i fortë për të kundërshtuar çdo gjë.
Media të ndryshme kanë kontaktuar me zëdhënësin e Nick Carter, por asnjë përgjigje ende nuk është marrë.

Comments