Nisen për në Kosovë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci

104

Kosovarët të cilët mbijetuan nga aksidenti tragjik që ndodhi në Kroaci janë nisur për t’u kthyer në Kosovë.

Mediumi kroat 24sata ka publikuar pamje nga nisja e tyre për në atdhe.

Gjatë ditës së sotme, ministri i Brendshëm i vendit, Xhelal Sveçla ka deklaruar se udhëtarët të cilët kanë shpëtuar nga ky aksidenti që ndodhi mëngjesin e së dielës do të kthehen në Kosovë me transport të linjës ajrore, të martën pas orës 22:00.

Trupat e pajetë pritet të kthehen në Kosovë më transport rrugor.

Moebel THEMA

Si pasojë e aksidentit tragjik që ndodhi në Kroaci kanë humbur jetën 10 persona e mbi 40 të tjerë janë lënduar.

Viktimat ishin nga komuna të ndryshme të Kosovës, e disa prej tyre edhe në moshë të re.

Nisja e pasagjerëve ishte bërë nga Frankfurti i Gjermanisë me kompaninë e udhëtimit ‘Deva Tours’ të cilët pritej të arrinin në Prishtinë.

Rrugëtimi i mbi 60 udhëtarëve u ndërpre në gjysmë në Brod të Kroacisë kur autobusi pësoi një aksident të rëndë dhe doli jashtë rrugës.

Deri më tani nga hetimet e para është thënë se deri tek aksidenti erdhi si pasojë e lodhjes së shoferit të cilin edhe e kishte zënë gjumi gjatë vozitjes./Lajmi.net/

Comments