Një biznismen i Shqipërisë do të ndërtojë një qytet modern në zemër të Shkupit (video)

129
Loading...

Biznesmeni Zamir Mane, që llogaritet shqiptari më pasur në Ballkan, paralajmëron ndërtimin e një qyteti në Maqedoni. Këtë “qytet” ai e planifikon te Panairi i Shkupit, pasi kompania e tij ka fituar tenderin për rrenim të panairit dhe ngritjen e një projekti gjigant që do të përfshijë hotele, objekte banesore dhe qendër tregtare, përcjell Fakte.

Mane njihet edhe si biznesmeni shqiptar që ka ndërtuar Skopje City Mall, të cilin më pas ua shiti britanezëve.

Samir Mane (24 Dhjetor 1967 – Korçë, Shqipëri) është sipërmarrësi më i pasur shqiptar.Ai është miliarderi i parë Shqiptar[1] Ai është president dhe pronar i grupit BALFIN[2], i cili është grupi më i madh i investimeve private në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore. Portofoli i investimeve të Grupit përfshin aktivitetet e zhvillimit të pasurive të patundshme, shitjes me pakicë, menaxhimit të hapësirës komerciale dhe industriale, industrisë së minierave dhe metalurgjisë, financimin e klientëve, aktualisht pjesë e grupit BALFIN janë më shumë se 18 kompani; Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në 10 vende, duke punësuar më shumë se 3,000 njerëz.

Kjo e bën Mane-n jo vetëm një nga biznesmenët më me ndikim në Ballkanin Perëndimor, por një histori suksesi për Shqipërinë.Balfin Group ka krijuar një reputacion të tij si Grupi më aktiv dhe inovator falë ideve të suksesshme të investimeve, të cilat kanë transformuar dhe revolucionarizuar jo vetëm tregun por edhe sjelljen e konsumatorëve. Sot, me zyrat qëndrore në Tiranë, Grupi Balfin është prezent me aktivitetin e tij përtej kufijve të Shqipërisë, në Austri, Maqedoni, Mali i Zi, Dubai, Kosovë, Greqi, Itali, Hong-Kong dhe Amerikë./Faktiditor.ch/

Lidhur me këtë projekt Mane ka folur edhe në emisionin Xing Me Ermalin dhe videon mund ta përcillni më poshtë:

Loading...
Comments