Një i lënduar gjatë aksidentit në rrugën Shkup-Bllacë

110

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 15:45 është raportuar se në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” ka ndodhur një aksident mes një veture “BMW” me targa të Shkupit që po drejtohej nga 40-vjeçari S.I. nga fshati Vollkovë dhe një veture të tipit “Nissan Qashqai” me targa të Kosovës, që po drejtohej nga 32-vjeçari F.K. nga Kosova, transmeton Alsat. Gjatë aksidentit S.I. ka marrë lëndime të rënda pas çka është transferuar në spitalin “8 shattori” në Shkup.

Comments