Një lojtar pozitiv me COVID-19 te Barcelona

64

Një lojtar i Barcelonës ka testuar pozitiv për koronavirus, por klubi thotë se ai nuk ka qenë në kontakt me asnjë nga lojtarët që garojnë në Ligën e Kampionëve.

MÖBEL THEMA

Barcelona kreu teste të koronavirusit të martën në nëntë lojtarë – Pedri, Trincao, Matheus Fernandes, Jean-Clair Todibo, Moussa Wague, Carles Alena, Rafinha, Juan Miranda dhe Oriol Busquets – të cilët do të kthehen në stërvitje para-sezonale të mërkurën, përcjell lajmi.net.

Njëri nga të nëntë – që është anonim – ka rezultuar pozitiv. Klubi thotë se ai është asimptomatik dhe po karantinohet në shtëpi.

Në një deklaratë të klubit, Barcelona shtoi se çështja është raportuar tek autoritetet shëndetësore dhe të gjitha kontaktet e fundit të lojtarit janë gjurmuar.

Nëntë lojtarët që u testuan nuk janë pjesë e skuadrës së parë që është caktuar të udhëtojë në Lisbonë të enjten për në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve të Barcelonës kundër Bayern Munich të premten. /Lajmi.net/ 

Comments