Një mësuese humbi mijëra dollarë pasi ra viktimë e një ‘skeme Bitcoin’ që premtoi se Elon Musk ‘do të dyfishojë investimin e saj’

214

Një viktimë e mashtruesve në internet, e cila ishte dashur të jepte kursimet e saj, ka paralajmëruar të tjerët të mos bëjnë të njëjtin gabim.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Julie Bushnell tha se ndihej e turpëruar pasi u bë viktimë e një mashtrimi për Bitcoin që i kushtoi asaj 9,000 funte (mbi 12 mijë dollarë).

Në mashtrimin e bërë ishte përdorur emri i sipërmarrësit Elon Musk dhe një histori në një faqe të rreme BBC që sugjeronte se ajo mund të dyfishonte paratë e saj në një “investim” të kriptovalutës.

Mësuesja e Brighton në Angli tha: “Unë e mendoj për këtë çdo minutë të çdo dite”.

Zonja Bushnell, një investitore në kriptovalutë, zbuloi një artikull në një faqe në internet që dukej se përdorte markën “BBC News”, duke pretenduar se z. Musk, shefi miliarder i firmës së makinave Tesla, do të paguante dyfishin e shumës së çdo depozite në Bitcoin.

Kështu ajo “investoi” 9,000 funtet, të cilat i kishte kursyer për një depozitë në një shtëpi të re.

Moebel THEMA

Dhe kur nuk mbërriti asnjë pagesë reciproke, ajo e kuptoi se ishte bërë viktimë e një mashtrimi.

Zonja Bushnell, e cila ka raportuar krimin në Policinë e Sussex, shtoi: “Ata më kanë grabitur dinjitetin, respektin për veten, vetëvlerësimin dhe forcën time. Ata më kanë vjedhur të gjitha të mirat e jetës”.

Andaj ka shtuar ajo: “Unë dua të rris vetëdijen për këtë mashtrim që të mos ndodhë me njerëz të tjerë të pambrojtur”.

Hulumtimet nga Whale Alert sugjerojnë të ashtuquajturat “banda dhuruese” kanë përfituar më shumë se 18 milionë dollarë në të gjithë botën në tre muajt e parë të vitit 2021, me më shumë se 5,600 viktima – krahasuar me 10,500 në të gjithë vitin 2020.

Ndërkohë BBC ka thënë se po merrte masa për mbylljen e faqes, duke shtuar: “Ne i nxisim njerëzit të kontrollojnë vërtetësinë e [faqeve të internetit] dhe të mos japin asnjë informacion personal”.

Comments