Një shqiptare fiton “The Voice Kids” në Belgjikë, vajza e Robert Alija na bëri krenarë të gjithëve

104

Një lajm shumë i bukur po qarkullon së fundmi në rrjet, duke na bërë krenarë të gjithëve. Gala Aliaj ka ngritur mbrëmjen e sotme kupën e “The Voice Kids” në Belgjikë dhe s’mund të ishim më të lumtur se kaq.

Gala jo vetëm që ka mahnitur jurinë me zërin e saj, por po ashtu ka vjedhur edhe zemrat e publikut belg.

MÖBEL THEMA

Këtë mbrëmje finale ajo ka interpretuar këngën e Elton John “Goodbye Yellow Brick Road” dhe atë të Adele “Make me feel my love”.

Më poshtë janë edhe dy performancat e saj të mrekullueshme që na lanë pa fjalë.

Vetë ajo në një reagim në rrjetet sociale shkruan se nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur, teksa edhe babai i saj Robert Aliaj, ka ndarë me ndjekësit këtë gëzim të veçantë.

Comments