Një standard i ri uebi do të “vrasë” fjalëkalimet!

123

Në vend që të kujtojnë fjalëkalimet e vendosura, përdoruesit mund të përdorin trupin e tyre ose një pajisje e cila komunikon me uebsajtin përmes Bluetooth, USB apo NFC.

Një standard i ri uebi do të vrasë njëherë e mirë fjalëkalimet, që do thotë se përdorimit nuk kanë pse të mbajnë mend fjalëkalimet për çdo uebsajt dhe shërbim që përdorin.

Web Authentication është një standard i cili është krijuar për të zëvendësuar fjalëkalimet me identifikim biometrik dhe pajisje që përdoruesit shfrytëzojnë si një çelës sigurie, telefon inteligjent, skaner i shenjave të gishtërinjve apo ueb kamër.

Në vend që të kujtojnë fjalëkalimet e vendosura, përdoruesit mund të përdorin trupin e tyre ose një pajisje e cila komunikon me uebsajtin përmes Bluetooth, USB apo NFC.

Një shembull sesi ky standard do të funksionojnë është kur një përdorues viziton një uebfaqe ai merr një njoftim në telefonin inteligjentë. Klikimi i njoftimit bën të mundur qasjen pa fjalëkalim.

Gjithashtu përdoruesit do të mund të përdorin informacione unike për çdo shërbim që përdorin në vend të përdorimit të të njëjtit fjalëkalime në disa uebsajte si metoda më e lehtë për tu mbajtur mend.

Disa sajte dhe shërbime tashmë përdorin metoda të ngjashme indentifikimi siç është rasti i Google apo Facebook ku përdoruesit mund të qasen me anë të një çelësi USB. /PCWorld Albanian

Comments