Një tërmet prej 5.8 ballëve godet Turqinë

131

Një tërmet 5.8 ballë i shkallës Rihter u regjistrua në orën 11:25, në Turqi.

Epiqendra e tërmetit është 6 kilometra në jug të qytetit Baklan, i cili ka një popullsi prej 6.800 dhe thellësia e tij përllogaritet jo më shumë se 8 kilometra.

MÖBEL THEMA

Referuar Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tërmeti ka rënë 48 km në lindje të qytetit të Denizli me 314,000 banorë dhe 223 km në lindje të Izmirit.

Ndonëse është shumë herët për raportet e para mediet greke raportojnë se autoritetet në Turqi nuk kanë bërë ndonjë raport specifik për viktima ose dëme.

Comments