“Nuk do të dalim nga Siria pa arritur tri qëllime”

144
Loading...

Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Nikki Haley, tha se vendi i saj nuk do të tërhiqet nga Siria pa arritur tri qëllime, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Fillimisht nuk duhet të lejojmë përdorimin e armëve kimike dhe ne do të luftojmë kundër tyre. DEASH duhet të mposhtet në tërësi, ndërsa qëllimi i tretë është të sigurohemi që Irani të mos ketë kontroll mbi rajonin”, tha Haley në një intervistë për televizionin amerikan CBS.

Haley tha se SHBA nuk do të zhvillojë takime direkte me regjimin në Siri në gjendjen aktuale.

Duke përmendur marrëdhëniet me Rusinë, ajo paralajmëroi sanskione ndaj kompanive ruse të cilat kanë ndihmuar që regjimi sirian të ketë dhe të prodhojë armë kimike.

“Sanksionet ndaj Rusisë janë duke ardhur. Sekretari i Thesarit, Mnuchin, të hënën do t’i shpalosë këto sanksione, të cilat do të zbatohet drejtpërdrejt ndaj kompanive që kanë lidhje me Asadit dhe përdorimin e armëve kimike”, theksoi ambasadorja amerikane në OKB.

Më herët, në programin “Fox News Sunday” Haley ka thënë se Rusia është duke punuar me “aktorë të gabuar” duke mbështetur qeverinë e Maduros në Venezuelë dhe Asadin në Siri dhe duke bashkëpunuar me Iranin, dhe se Rusisë “nuk i kanë mbetur miq të mirë”, ndërsa ata miq që i ka “e dëmtojnë Rusinë”.

Loading...
Comments