Nuk donte që gruaja të punonte, zbulohet shkaku i vrasjes në Tiranë

164

Dyshohet se ka qenë një konflikt i momentit ai që solli vrasjen e Ervilma Seferit nga bashkëshorti i saj gardist.

In Article – Munevere
Fqinjët tregojnë për mediat se ata ishin një çift i qetë dhe nuk kishin patur asnjëherë probleme, megjithatë kohët e fundit nuk e kishin parë bashkëshorten që të dërgonte vajzën në kopësht, raporton Albeu.com.

MÖBEL THEMA

Sipas tyre, ajo kishte filluar një punë, gjë e cila nuk ishte miratuar nga bashkëshorti duke sjellë edhe konfliktin e mëngjesit të sotëm.

“Familje e mirë, ka kaq vite këtu. Si nënë edhe i ati shumë i mirë. Ne jemi habitur kur dëgjuam këtë lajm. Do ketë qenë ndonjë moment, ose do ta ketë bërë padashje. Nuk ka mundësi që një njeri kaq i mirë të vriste gruan. Edhe gruaja ishte shumë e mirë”, shprehen fqinjët. /albeu.com/

Comments