Nuk e dinit pse djathi në Zvicër ka vrima? Arsyen mund ta mësoni tani!

192

Vrimat në djathë nuk i kanë bërë minjtë që bredhin nëpër fabrikë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se vrimat misterioze në djathë vijnë nga grimca mikroskopike të barit të tharë apo sanës, që e përmban qumështi.

Moebel THEMA

Sipas hulumtuesve në institutin Agroscope, grimcat e sanës i krijojnë këto zbrazëtira kur djathi fillon të krijohet. Ata kanë bërë eksperimente, duke i vënë djathit lloje të ndryshme të pluhurit të sanës, duke vërejtur se kjo ndikon në krijimin e vrimave më të mëdha apo më të vogla.

Sidoqoftë, kjo tregon se pse vrimat në djathë janë më të vogla në 15 vitet e fundit: sepse qumështi është shumë më i pastër. Nëse nuk e kishit këtë informacion, ja tek e morët vesh!

Comments