Nuk ka garanci për sigurinë e ushqimit në vend

80

Sa qytetarët në Maqedoni ushqehen me ushqim të sigurt. Kjo pyetje u ngrit në publik pasi grupet kriminale u përpoqën të importonin produkte të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve në vend. Mish derri i tymosur, supa pule, llokum, janë vetëm disa nga produktet që duhet të kishin përfunduar në tryezat e qytetarëve të Maqedonisë. Gjatë një kontrolli të rregullt nga Agjencia e Ushqimit dhe Doganave, sasi të mëdha ushqimesh u sekuestruan gjatë një operacioni ndërkombëtar të udhëhequr nga Interpol. Drejtori i Agjencisë së Ushqimit, Zoran Atanasov, për Alsat tha se qytetarët e Maqedonisë hanë ushqim të sigurt sipas kritereve të BE-së.

Nuk ekziston garanci e qind për qindtë për ushqimin dhe as që mund të ekzistojë. Por prandaj janë institucionet që kontrollojnë dhe në bazë të vlerësimeve të rrezikut vlerësojnë se prej ku mund të vijë. Maqedonia e Veriut është një nga vendet më të mira kur bëhet fjalë për këtë vlerësim të rrezikut gjatë importit – u shpreh Zoran Atanasov, drejtor i Agjencisë për ushqim dhe veterineri.

Në aksionin e fundit është penguar importi i 63 tonelatave të mishit të pulës me prejardhje nga Polonia dhe e cila për shkak të sëmundjes ka qenë e ndalur për shitje. Më parë në muajin mars janë kthyer rreth 1.7 tonë mish i përpunuar në Holandë.
Ndërsa qytetarët janë të ndarë rreth sigurisë së ushqimit.

“Këtu nuk ka rregulla për asgjë, po edhe për këtë njëjtë”.

MÖBEL THEMA

“Ka ndodhur produkte qumështi, ajka, të kthehen të prishura, produkte mishi me afat të skaduar, nuk i sheh në kohë. Dhe nëse mundesh ta kthesh mirë, nëse jo, s’ke ku të ankohesh”.

“Ishte njëherë, tani çfarë sigurie në ushqim? Zero, nuk ka siguri në ushqim”.

“Mendoj se hanë ushqim të sigurt. Po”.

Europol pohon se kriza me Korona virusin mundëson që produkte të rrezikshme ushqimore më lehtë të arrijnë në raftet e marketeve.

Vesna Vellkova

Comments