“Nuk pati tentativë për përdhunim”, Policia kërkon heshtje për ngjarjen e turpshme në Durrës

86

Ditën e sotme, qarkulloi në media lajmi se një 8 vjeccare është
lidhur e më pas përdhunuar nga 5 djem adoleshentë në një nga shkollat e Durrësit.

Kjo ngjarje, rezulton të ketë ndodhur 2 javë më parë por policia nuk kishte njoftuar lidhur me aktin e turpshëm. Ndërkohë sot, pas raportimit në media policia e Durrësit ka dhëë një informacion të cunguar duke kërkuar që të rruhet anonimati i 8 vjeccares.

Policia e Shtetit

Nisur nga keqpërdorimi mediatik i ngjares së ndodhur më datë 4 korrik 2019, në Durrës, ku dy të mitur kanë kryer vepra të turpshme më një shtetase të mitur dhe se Policia ka fshehur ngjarjen, sqarojmë opininon publik se:

Në datë 04.07.2019, pranë Komisariatit të Policisë Durrës është paraqitur dhe ka bërë kallëzim një shtetase, e cila ka shpjeguar se rreth një javë më parë vajza e saj është gënjyer nga dy shtetas po të mitur, banorë të lagjes, të cilët kanë kryer vepra të turpshme.

MÖBEL THEMA

Për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, Policia e Durrësit menjëhetë ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, duke e marrë në pyetje vajzën në prani të psikologes dhe nënës së saj, si dhe është komunikuar me prokuroren e gatshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Si rezultat i veprimeve të kryera, më datë 05.07.2019, është bërë ndalimi i një të mituri, i moshës 16 vjeç, ndërsa një i mitur tjetër i dyshuar si autor në këtë ngjarje është nën moshën e përgjegjësisë penale dhe është ndjekur në gjendje të lirë.

Në lidhje me këtë ngjarje me impakt në publik dhe me pasoja për shtetasen e mitur dhe familjarët e saj, Policia e Shtetit ka shmangur në maksimum publikimin e këtij rasti, duke e lënë shkurt e pa detaje në Webin zyrtar:

Në këtë kuadër Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias që të shmangë sa të jetë e mundur publikimin e të dhënave personale të vajzës së mitur apo detaje rreth ngjarjes.

Policia e Shetit është e angazhuar dhe e përkushtuar në shërbim të qytetarëve dhe në luftë pa kompromis kundër paligjshmërisë.

Comments