Nxehët situata: Kovaç nxit James Rodriguez drejt Real Madridit
James Rodriguez ishte lënë në stol në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit të Bayern Munchen kundër Borussia Dortmundit dhe çdo gjë tregon për atë se nuk ishte në planet e Niko Kovac për sezonin e ardhshëm.
Mesfushori 27-vjeçar pësoi një lëndim para ndeshjes me Borussia Dortmund, por takticienti kroat ka shpjeguar se mungesa e tij nuk ishte një masë paraprake, por më tepër ishte një vendim taktik.
Sezoni kolumbianit ka qenë një ulje-ngritje deri më tani, pasi ai ka kaluar nëpër shumë faza, transmeton TeleshkronjaPost.info.
Ai startoj nga fillimi në disa ndeshje, para se ai të lihej jashtë për shkak të lëndimeve dhe në raste të tjera u la në stol nga trajneri i tij.
Kovaç nuk e konsideron Jamesin si një lojtarë standard për ekipin e tij dhe një kthim në Real Madrid duket më i realizueshëm se kurrë, pasi presidenti gjerman, Uli Hoeness, ka bërë të qartë se klubi nuk është i gatshëm të paguajë opsionin e blerjes prej 42 milionë euro për një kontratë të dytë.
Siç është raportuar nga MARCA, Kovaç nuk i pëlqen stili i lojtarit të kolumbianit dhe sipas të përditshmes gjermane, Bild, trajneri 47-vjeçar preferon një mesfushorë më të shkathët për bavarezët.
Marrëveshja dyvjeçare e kolumbianëit përfundon këtë verë dhe megjithëse Bayern Munich nuk ka zbuluar asgjë në lidhje me të ardhmen e tij, një kthim në Real Madrid duket më i mundur se kurrë.