Nxënësi filmohet duke ia drejtuar revolen e plastikës në kokë profesorit, autoritetet argjentinase fillojnë hetimet

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qershor në shkollën Emaus në El Palomar të Buenos Airesit, disa ditë para se nxënësit të shkonin në pushim veror

96

Një nxënës i një shkolle të mesme katolike në Argjentinë, është filmuar duke ia drejtuar revolen në kokë profesorit, derisa ai ia kishte kthyer shpinën.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qershor në shkollën Emaus në El Palomar të Buenos Airesit, disa ditë para se nxënësit të shkonin në pushim veror.

MÖBEL THEMA

Videoja është bërë virale pasi u shpërnda në masë të madhe në rrjetet sociale, kurse nxënësi 17-vjeçar emri i të cilit nuk është zbuluar shihet në video duke ia drejtuar revolverin e plastikës profesorit Eduardo Seco.

Pas publikimit të pamjeve kanë filluar hetimet, ku është bërë thirrje që nxënësit pjesëmarrës në këtë skenë të pakëndshme dhe prindërit e tyre të ndëshkohen.

Comments